Hakan Çopur
30 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) - Është dorëzuar tek autoritetet federale Paul Manafort, ish-menaxheri i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilin prokurori special i autorizuar me hetimin për Rusinë, Robert Mueller, kishte lëshuar një urdhër arresti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediant amerikane, mësohet se Manafort pas urdhër arrestit të lëshuar është dorëzuar tek autoritetet federale duke vajtur në orët e para të mëngjesit në ndërtesën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), në Washington.
Gjithashtu krahas Manafort njoftohet se është dorëzuar tek autoritetet edhe ish-partneri i tij në biznes, Rick Gates, ndaj të cilit edhe ndaj tij kishte një urdhër arresti.
Sipas lajmeve të publikuara në media, bëhet e ditur se Mueller ka lëshuar urdhër arrestin kundër Manafort për 12 akuza për shkelje të ligjit, si dhe pastrim parash.
Arrestimet në fjalë janë të parat në kuadër të hetimeve në lidhje me Rusinë që Mueller kryen, ndërsa përmbajtja e akuzave nuk është deklaruar e qartë. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë lidhjeje kanë arrestimet me pretendimet për "bashkëpunim të fshehtë" mes Rusisë dhe fushatës së Trumpit.
Në hetimet e nisura në muajin maj mbi pretendimet se Rusia ka ndërhyrë me sulme kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Robert Mueller, u caktua si prokuror special për këtë çështje. Përveç Mueller një hetim veçmas për Rusinë kryhet edhe në Kongresin Amerikan.