Mutlu Demirtaştan
02 Shkurt 2020•Përditësim: 03 Shkurt 2020
Tenisti serb Novak Djokoviç ka fituar duelin final përballë austriakut Dominic Thiem në turneun e tenisit për meshkuj të "Australian Open 2020", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në finalen për meshkuj të turneut të parë Grand Slam të sezonit që zhvillohet në Melbourne, fituesi i fundit Djokoviç u përball me Thiem.
Djokoviç fitoi përballë Thiem me rezultatin 3-2 në sete (6-4, 4-6, 2-6, 6-3, 6-4) përballje e cilla ka zgjatur rreth 4 orë.
Ai arriti fitoren e 8-të të tij në "Australian Open" ku ai ka qenë fitues edhe në vitet 2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016 dhe 2019. Me këtë fitore ai ka arritur të bëhet fitues i Grand Slam-it për herë të 17-të në karrierën e tij dhe për të 78-ën herë në turneun e Unionit të Tenistëve Profesionistë (ATP).
Me këtë triumf Djokoviç ka fituar edhe çmimin prej 4.12 milionë dollarë australianë (rreth 2 milionë e 750 mijë dollarë amerikanë).
Djokoviç duke kaluar tenistin spanjoll Rafael Nadal do të renditet në vendin e parë në klasifikimin botëror për meshkuj në ATP listën që do të publikohet nesër.
Thiem i cili nuk ka ende një titull në turnetë e mëdha, pas "France Open" në 2018 dhe 2019 ka humbur për herë të tretë në finalen e Grand Slam-it.