Hüseyin Burak Demirer
24 Janar 2019•Përditësim: 25 Janar 2019
MELBOURN (AA) - Tenisti spanjoll Rafael Nadal u kualifikua në finale të Australian Open pasi në ndeshjen gjysmëfinale mposhti tenistin grek Stefanos Tsitsipas, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisiti i dytë i botës Rafael Nadal më leht se sa pritej mposhti 20-vjeçarin Tsitsipas, i cili luajti ndeshjen e tij të parë gjysmëfinale në Grand Slam.
Tenistit spanjoll iu nevoitën një orë e 46 minuta për të triumfuar me rezultatin 3:0 (në sete 6:2, 6:4 dhe 6:0).
Kështu tenisti i njohur siguroi plasmanin e tij të pestë në finale të Australian Open gjatë karrierës së tij, kurse kundërshtari i tij do të dihet pas ndeshjes tjetër gjysmëfinale ku ballafaqohen Novak Gjokoviç dhe Lucas Pauille.