Şenhan Bolelli
17 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Drejtoria e të Ardhurave Publike në Spanjë ka ngritur kallëzim penal ndaj futbollistit të Atletico Madridit, Diego Costa, për evazion fiskal në vlerë prej 1,1 milionë eurosh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat spanjolle, kallëzimi penal është ngritur dhjetë ditë më parë, kurse Prokuroria e Krimeve Ekonomike e Madridit ka nisur hetim dhe do të marrë vendim nëse do të ngritet padi lidhur me rastin.
Akuzat në fjalë datojnë nga viti 2014, kur Costa u transferua nga klubi anglez Chelsea në Atletico Madrid, ndërsa evazioni kap shifrën prej një milion e 117 mijë e 272 eurosh, njoftuan mediat.
Në mesin e futbollistëve ndaj të cilëve deri më tani është ngritur padi për evazion fiskal bëjnë pjesë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao, Angel Di Maria, Javier Mascherano, Marcelo, Neymar, Fabio Coentrao, James Rodriguez, Luka Modric dhe Alexis Sanchez, të cilët janë gjobitur me të holla.