Alma Çekovic
08 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
SHKUP (AA) – Sulmuesi i londinezëve të Chelsea-t, Diego Costa, pohon se trajneri i ekipit Antonio Conte, i ka bërë me dije se nuk llogarit në shërbimet e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti spanjoll, gjatë sezonit të shkuar të Premier Ligës në të cilin Chelsea fitoi titullin e kampionit të Anglisë, shënoi 20 gola, dhe ishte ndër lojtarët kyç të klubit londinez.
Pavarësisht këtyre fakteve, siç duket 28 vjeçari këtë verë do të braktisë ekipin nga "Stamford Bridge".
"Unë jam lojtar i Chelsea, por ata nuk më duan. Antonio Conte më tha përmes një mesazhi se nuk llogarit në mua për sezonin e ardhshëm. Raporti im me trajnerin ishte i keq në këtë sezon. Shumë keq. Tashmë kam dërguar një mesazh në adresë të njerëzve të klubit që të vendosin”, tha Costa i cituar nga BBC.