Amir Latif Arain
06 Tetor 2025•Përditësim: 06 Tetor 2025
Mbi 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shkolle në provincën Java Lindore të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Ndërsa një operacion kërkimi për viktimat e bllokuara vazhdonte, ekipet e shpëtimit nxorën tetë trupa të dielën në mbrëmje nga rrënojat e kompleksit të shkollës islame "Al Khoziny" në Regjencën Sidoarjo, tha Nanang Sigit, kreu i Zyrës së Kërkim-Shpëtimit të provincës Java Lindore.
Gjithsej janë gjetur 157 persona, përfshirë 104 të mbijetuar dhe 53 të vdekur.
Ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga makineri të rënda dhe pajisje elektrike, po përqendrohen tani në anën veriore të vendit, në zona që nuk janë të lidhura me strukturën kryesore.
Shkolla u shemb më 29 shtator, duke lënë qindra të bllokuar nën rrënoja.