Ekip
02 dhjetor 2019•Përditësim: 02 dhjetor 2019
Delegacionet e dy grupeve palestineze të rezistencës Hamas dhe Xhihadit Islam sot u nisën nga Rripi i Gazës për në Kajro për bisedime me zyrtarët egjiptianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bisedimet do të trajtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë përshkallëzimin e fundit ushtarak izraelit në Gaza dhe të arrijnë marrëveshje mirëkuptimi me Izraelin, tha një burim palestinez i sigurisë.
Ai tha se delegacioni i Hamas-it drejtohet nga shefi politik i grupit Ismail Haniyeh.
Sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islam, Ziyad al-Nakhalah pritet të bashkohet në bisedimet në Egjipt më vonë, tha burimi.
Muajin e kaluar, forcat izraelite vranë një komandant të lartë të grupit të Xhihadit Islam, duke shkaktuar dy ditë dhunë që vrau të paktën 34 palestinezë.
Për muaj të tërë, Egjipti, Katari dhe OKB mbajnë një diplomaci që synon arritjen e armëpushimit midis fraksioneve të rezistencës dhe Izraelit, arritjen e pajtimit palestinez dhe përfundimin e bllokadës 13-vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.