Amina Zorniç
10 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) - Në Universitetin Washington në St. Louis mbrëmë është mbajtur debati i dytë mes kanadidatëve për president të SHBA-ve Donald Trump dhe Hillary Clinton, raporton Anadolu Agency (AA).
Debatin e drejtuan gazetarët e CNN dhe NBC, ndërsa me asistencën e udhëheqësit të pranishmit në audiencë kishin mundësinë të shtrojnë pyetje.
Në prag të debatit, Clinton dhe Trump nuk kanë shtrënguar duart si tradicionalisht, por që në fillim të debatit filluan me akuza të ndërsjella.
Clinton menjëherë iu referua komenteve ofenduese të Trump ndaj grave, të cilës biznesmeni kontrovers iu përgjigj se sjellja e ish-presidentit Bill Clinton, burrit të Hillary Clinton, ndaj grave ishte edhe "më e keqe se e tij".
"Tek unë ka të bëjë me fjalë, ndërsa tek ai me vepra", ka thënë Trump.