Rahmi Gündüz
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
PARIS (AA) – Zëdhënësi i qeverisë franceze, Stephane Le Foll, ka deklaruar se organizata terroriste DEASH ka plagosur dy ushtarë francezë në Erbil të Irakut. Ai ka thënë se sulmi është kryer me dron, raporton Anadolu Agency (AA).
Le Foll i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë nën drejtimin e Presidentit të vendit, François Hollande.
Ai ka konfirmuar sulmin e DEASH-it më 2 tetor dhe ka thënë se sulmi është bërë me anë të një droni i cili pasi është përplasur në tokë, ka shpërthyer. Si pasojë e sulmit dy ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur.