Ali H. M.Abo Rezeg
07 Maj 2017•Përditësim: 08 Maj 2017
BAGDAD (AA) – Të paktën dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në sulmin e terroristëve të DEASH-it në bazën ushtarake të forcave kurde Peshmerga në qytetin verior Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i kurdëve Peshmerga, Kamran Mahmoud për AA tha se pesë terroristë të DEASH-it në mëngjes u përpoqën të hyjnë në bazën ushtarake Kiwan dhe të kryejnë sulme vetëvrasëse me bomba.
"Forcat tona kanë vrarë katër pjesëtarë të DEASH-it në hyrje të bazës, por një terrorist arriti të futet dhe të aktivizojë mjetin shpërthyes brenda bazës", tha Mohmoud.
Nga sulmi jetën e kanë humbur dy pjesëtarë të Peshmergëve dhe janë plagosur të paktën gjashtë të tjerë.
Forcat e bashkuara irakiane të mbështetura nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar në tetor të vitit të kaluar filluan operacionin për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it.