Ekip
31 Tetor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Organizata terroriste DEASH pranoi se Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë dhe njoftoi zgjedhjen e kreut të ri të grupit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një audio-regjistrimi të publikuar nga kanalet në Telegram të afërta me DEASH-in, Abu Hamza al-Qurayshi, i cili prezantohet si zëdhënës i organizatës terroriste, konfirmoi vrasjen e Baghdadit dhe ish-zëdhënësit Abu Hassan al-Muhajir.
Zëdhënësi njoftoi se Abu Ibrahim al-Hashimi është zgjedhur si lider i ri i grupit në vend të Baghdadit.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi vdekjen e al-Baghdadit të dielën pas një operacioni special të forcave amerikane në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.