İdris Okuducu,Hemn Baban
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
KIRKUK (AA) - Forcat e sigurisë në qytetin Kirkuk të Irakut morën nën kontroll hotelin "Xhihad" i cili që prej 2 ditësh ndodhej nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i AA-së ka filmuar menjëherë pas rimarrjes së hotelit i cili ndodhet në qendër të tregut, pranë kalasë historike të Kirkukut.
Brenda dhe në çatinë e hotelit të përdorur si bazë vërehen shenjat e konfliktit intensiv si dhe muret e brendshme dhe të jashtme janë plot me shenjat e plumbave.