Ekip
27 Gusht 2021•Përditësim: 30 Gusht 2021
Qeveria daneze nuk do ta konsiderojë më koronavirusin e ri (COVID-19) si një "sëmundje kritike sociale në Danimarkë", duke përmendur numrin e madh të vaksinimeve në këtë vend skandinav, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Epidemia është nën kontroll. Ne kemi nivele rekord të larta të vaksinimit", tha sot në një deklaratë ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.
Duke filluar nga 10 shtatori, "Ne mund të heqim dorë nga disa nga rregullat e veçanta që kishim në luftën kundër COVID-19", tha ai.
Në praktikë, kjo do të thotë heqje pjesërisht e kërkesave të kartës së vaksinimit për disa ngjarje të mëdha, si koncertet, dhe në klubet e natës. Më 1 korrik, Danimarka prezantoi një pasaportë digjitale të koronavirusit që duhej të tregohej kur kërkohej.
“Edhe pse jemi në një pozitë të mirë, ne nuk jemi jashtë epidemisë. Dhe qeveria nuk do të hezitojë të veprojë shpejt nëse pandemia kërcënon përsëri funksione të rëndësishme në shoqërinë tonë", shtoi ai.
Të enjten, Heunicke tha se 80 për qind e të gjithë njerëzve mbi moshën 12-vjeç në Danimarkë janë vaksinuar. Marrja e vaksinës në Danimarkë është vullnetare dhe është në dispozicion për njerëzit e moshës 12-vjeç e lart.