Atila Altuntaş
31 Mars 2022•Përditësim: 31 Mars 2022
Një nënë me origjinë iraniane në Danimarkë u deportua dhe iu nënshtrua dhunës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta daneze "Vinkel360" raportoi të mërkurën se një grua që jetonte në 7 vitet e fundit në qendrën e azilkërkuesve Avnstrup në qytetin Hvalso me dy fëmijët e saj, u godit nga katër policë me rroba civile dhe iu injektua drogë.
Pas efektit qetësues të injeksionit, gruaja u fut në një avion iranian dhe u deportua, thuhet në raport.
Video-pamjet, të regjistruara nga azilkërkues të tjerë, shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.
Duke ndarë pamjet, Trampolinhuset, Zyra e Këshillimit Ligjor të Azilkërkuesve tha se do të paraqesë një ankesë penale kundër autoriteteve për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.