Bota

COVID-19, rritet në 384 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja

Abdula Berisha  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
COVID-19, rritet në 384 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 384, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria, nga 384 rastet, 17 pacientë janë shëruar ndërsa në vend janë regjistruar 11 raste të vdekjeve nga koronavirusi.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se nga 30 rastet e reja, 12 janë nga qyteti i Shkupit, 9 nga Prilepi, 8 nga Kumanova dhe një nga Kriva Pallanka.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë realizuar 343 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve për COVID-19 është 4.117.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe orë policore në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Gjatë ditëve të fundjavës, ora policore është nga ora 16:00 deri në ora 05:00.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.