Hakan Çopur
10 shkurt 2016•Përditësim: 10 shkurt 2016
WASHINGTON (AA) - Drejtori amerikan i Shërbimit Informativ Kombëtar, James Clapper, ka deklaruar se DAESH është kërcënimi kryesor dhe brenda këtij viti mund të kryejë sulme në SHBA dhe në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një seancë të mbajtur me temë "Kërcënimet Globale" në Komitetin e Inteligjencës të Senatit amerikan krahas drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar amerikan Clapper morën pjesë edhe drejtorët e tjerë të shërbimeve si CIA, FBI, NSA dhe DIA të cilët u janë përgjigjur pytjeve të senatorëve.
Clapper duke vënë në dukje se DAESH në kuptimin global ka lënë prapa Al-Kaedën tha se "DAESH i cili aktualisht është kërcënimi kryesor, brenda këtij viti mund të kryejë sulme në SHBA dhe BE".
Ai ndër të tjera tha se DAESH përveç në Siri dhe Irak po bën përpjekje për t'u përhapur edhe në vende si Libia dhe Afgansitani duke vënë në dukje se edhe Al-Kaeda kohëve të fundit ka fituar fuqi në disa zona të caktuara të Afganistanit.