Bota

Cikloni "Gezani" në Madagaskar, rritet në 59 numri i viktimave

Madagaskari vazhdon të tronditet nga efektet e ciklonit "Gezani", me numrin e viktimave që u rrit në 59 dhe 15 persona të raportuar si të zhdukur.

James Kunda  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Cikloni "Gezani" në Madagaskar, rritet në 59 numri i viktimave

Lusaka

Madagaskari vazhdon të tronditet nga efektet e ciklonit "Gezani", me numrin e viktimave që u rrit në 59 dhe 15 persona të raportuar si të zhdukur, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, numri i të plagosurve është rritur në 804 ndërsa 423.986 shtëpi janë dëmtuar. Të paktën 1.428 persona janë zhvendosur nga stuhia.

Shifrat shtesë të publikuara nga agjencia për pesë rajone në 25 rrethe të prekura tregojnë se 27.756 shtëpi janë përmbytur, 49.129 ndërtesa kanë pësuar dëme dhe 25.044 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Rajonet e prekura përfshijnë Lindjen, Analamanga, Analanjirofo, Alaotra Mangoro dhe Itasy. Nga totali i viktimave, 41 janë regjistruar në qytetin Toamasina, tetë në Brickaville, tre në Ambatondrazaka dhe dy në Mahanoro dhe Toamasina II. Anjorozobe, Ankazobe dhe Manjakandriana regjistruan nga një viktimë secila.

Përpjekjet për ndihmë, përfshirë shpërndarjen e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, vazhdojnë në të gjitha zonat e prekura pas shpalljes së ciklonit si një katastrofë kombëtare nga qeveria.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın