Duygu Yener
25 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
ANKARA (AA) - Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me ligjin për ndryshimin e kushtetutës tha se "Shpresoj se këtë natë do të kthehem në vend dhe mendoj se pas kthimit kryesia e Parlamentit duhet ti ketë dorëzuar rezultatet e bisedimeve të zhvilluara në Parlament. Ne do të bëjmë menjëherë vlerësimet tona dhe pa u zgjatur shumë do të japim vendimin tonë pasi edhe pritshmëria e popullit kjo është", raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Madagaskarit Hery Rajaonarimampianina pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve në rezidencën presidenciale kanë mbajtur një konferecë të përbashkët për media ku dhe u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në pyetjen "Procesi i miratimit për propozimin e ndryshimit të kushtetutës i cili parashikon sistemin presidencial është pranuar në Parlament dhe do ti përcillet presidencës për miratim. Si do të funksionojë ky proces miratimi?" presidenti Erdoğan, ka tha se "Shpresoj se këtë natë do të kthehem në vend dhe mendoj se pas kthimit kryesia e parlamentit duhet ti ketë dorëzuar rezultatet e bisedimeve të zhvilluara në Parlament. Ne do të bëjmë menjëherë vlerësimet tona dhe pa u zgjatur shumë do të japim vendimin tonë pasi edhe pritshmëria e popullit kjo është".
Erdoğan ka vënë në dukje se pas vendimit do të veprohet me procedurën e nevojshme dhe pas një pyetje në lidhje me vlerësimin e vendimit të marrë nga partia opozitare CHP për të dërguar në Gjykatën kushtetuese këtë vendim presidenti Erdoğan, ka theksuar:
"Opozita mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk kemi të drejtën e parandalimit ‘pse shkoni atje‘ por ne jemi mësuar me këto. Në vendin tonë ka edhe një qasje për të shkuar shpesh në Gjykatën Kushtetuese. Uroj që Gjykata Kushtetuese të japë sa më parë vendimin e saj në lidhje me këtë çështje sepse populli ynë me entuziazëm të madh është në pritje të hapave që do të bëjë në këtë çështje. Uroj që kjo të jetë në të mirën e vendit dhe popullit tonë".
Bisedimet në Astana
Pas një pyetjeje se "A janë pranë një zgjidhjeje në Siri me rezultatet e dala nga bisedimet në Astana?" Erdoğan deklaroi se mbështesin deklaratën e përbashkët të arritur në Moskë më 20 dhjetor 2016 nga delegacionet dhe ministrat e Jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë si dhe për fillimin e bisedimeve mes qeverisë së Sirisë dhe grupeve të armatosura opozitare më 23-24 janar në Astana në përputhje me vendimin numër 2336 të KS-OKB-së".
Duke vënë në dukje se në bisedime janë diskutuar një sërë çështjesh dhe hapat që do të hidhen për lehtësimin e këtyre bisedimeve Erdoğan, ka thënë se:
"Pjesëmarrësit kanë theksuar se ndaj konfliktit në Siri nuk do të ketë një ndërhyrje ushtarake dhe kanë shprehur besimin se konflikti mund të zgjidhet me një proces politik i cili bazohet me zbatueshmërinë e plotë të vendimit me nr. 2254 të vendimit të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). Ata kanë vendosur për hedhjen e hapava konkret dhe duke përdorur ndikimin e tyre mbi palët ku pas rregullimeve të kryera pas nënshkrimit me 29 dhjetor 2016 në kuadër të vendimit 2336 të KS-OKB-ve për armëpushimin i cili parashikon se do të përpiqen që të minimizojnë dhunën dhe të rrisin besimin, si dhe në kuadër të vendimit nr 2165 të KS-OKB-së do të përpiqen për qasjen e ndihmave humanitare dhe heqjen e pengesave për to si dhe për mbrojtjen e civilëve dhe sigurimin e qarkullimit të lirë. Ata gjithashtu kanë shprehur se kanë vendosur ndërtimin e një mekanizmi të fuqishëm me qëllim ndjekjen e armëpushimit dhe mundësimit të zbatimit plotësisht të tij si dhe përcaktimin e të gjitha modeleve të armëpushimit. Kanë rinovuar vendosmërinë për luftën e përbashkët kundër DEASH-it dhe Al-Nusra-s si dhe për ndarjen e grupeve opozitare ushtarake nga këto. Ato gjithashtu kanë vënë në pah edhe besimin se ka nevojë emergjente për rritjen e përpjekjeve për të rifilluar sërish procesin e negociatave në përputhje me vendimin nr. 2254 të OKB-së".
"Me Rusinë marrëdhëniet janë shumë të mira në fushën e turizmit"
Ndërsa ndaj pyetjes në lidhje me marrëdhëniet në fushën e turizmit me Rusinë, Erdoğan ka vënë në dukje se marrëdhëniet Rusi-Turqi nuk janë të reja dhe se ato kanë një bashkëpunim serioz në fushat si ajo e mbrojtjes, në ekonomi, tregti, për gazin natyror si dhe në ato strategjike. Gjithashtu Erdoğan ka shtuar se vëllimi tregtar me Rusinë për një periudhë ka qenë deri në 38 miliardë dollarë shifër kjo e cila është shumë serioze dhe se me asnjë vend tjetër kjo shifër e vëllimit të tregtisë nuk e ka tejkaluar këtë normë. Ai më tej ka bërë të ditur se vëllimi tregtar me Rusinë aktulaisht ka rënë duke shprehur besimin se kjo normë do të rritet sërish.
Më tej Erdoğan ka rikujtuar se Rusia është e dyta pas Gjermanisë në lidhje me çështjen e turizmit por se radhitja në çdo moment mund të ndryshojë në favor të Rusisë.
"Aktualisht ndodhemi përreth rajonit El-Bab"
Presidenti Erdoğan në lidhje me situatën në El-Bab ka vlerësuar se "Sigurisht që edhe në Turqi kemi qytetarë kurdë. Po ashtu edhe në veri të Irakut ka kurdë. Edhe në veri të Sirisë ka kurdë. Por, regjimi i Sirisë që prej vitesh vëllezërve tanë kurdë as pasaporta nuk i ka dhënë, vazhdimisht i kanë përjashtuar ato. Unë edhe në kohën kur kemi patur marrëdhënie të mira ia kam shprehur Asadit ‘Përse nuk u jep pasaporta, përse nuk u jep nënshtetësi, këta janë njerëzit e vendit tënd‘. Na kanë mashtruar ‘i kemi bërë, po i bëjmë‘. Por, tani vjen një moment që bëhen përpjekje për ti përdorur ato. Ne kemi një qëndrim ndryshe përsa kohë që nuk do të marrim kërcënime nga veriu i Sirisë por sigurisht që do të kemi qëndrim ndryshe përsa kohë që marrim kërcënime".
"Mbështetje për Turqinë në luftën kundër terrorizmit"
Presidenti i Madagaskarit Rajaonarimampianina, në fjalimin e tij duke vënë në pah delegacionin e ardhur në vend bashkë me presidentin Erdoğan, ka theksuar se ky delegacion i madh tregon rëndësinë që autoritetet turke i kushtojnë vizitës.
Pasi është shprehur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Madagaskarit janë zhvilluar edhe më shumë pas hapjes së ambasadës turke në Antananarivo dhe pas fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta në vend të kompanisë ajrore Turkish Airlines, Rajaonarimampianina ka theksuar se "Prania e presidentit të nderuar këtu forcon edhe më shumë marrëdhëniet tona. Ne jemi të vetëdijshëm se nëse në botë nuk ka paqe dhe siguri nuk ka as edhe zhvillim social dhe ekonomik".
Mes Turqisë dhe Madagaskarit nënshkruhen katër marrëveshje
Marrëveshja nga sfera e diplomacisë, në emër të Turqisë është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu, ndërsa “protokollin e pranimit të ndihmës” ministri i Ekonomisë së Turqisë Nihat Zeybekci. Protokollin e bashkëpunimit të Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe Radiotelevizionit të Madagaskarit në emër të palës turke e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.