İlhan Toprak
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
ANTANANARIVO (AA) – Turqia dhe Madagaskari kanë nënshkruar katër marrëveshje nga sektorë të ndryshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe delegacioni i tij gjenden për vizitë zyrtare në Madagaskar, e cila është stacioni i fundit i vizitës së tij në Afrikën lindore.
Erdoğan dhe presidenti i Madagaskarit Hery Rajaonarimampianina zhvilluan një takim, pas të cilit vijoi ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes nga diplomacia, ekonomia dhe sferat e tjera.
Marrëveshja nga sfera e diplomacisë, në emër të Turqisë është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu, ndërsa “protokollin e pranimit të ndihmës” ministri i Ekonomisë së Turqisë Nihat Zeybekci. Protokollin e bashkëpunimit të Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) dhe Radiotelevizionit të Madagaskarit në emër të palës turke e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.