Bota, Koronavirusi

Çifti mbretëror suedez pozitiv në COVID-19

Princi Carl Philip dhe bashkëshortja Princesha Sofia "kanë simptoma të lehta të gripit" dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm, tha oborri mbretëror

Büşra Nur Bilgiç Çakmak   | 26.11.2020
Çifti mbretëror suedez pozitiv në COVID-19

Ankara

Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshorjta e tij, Princesha Sofia, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi oborri mbretëror suedez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, dhe Sofia, 35 vjeçe, "kanë simptoma të lehta të gripit" dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi, u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, pas një rritjeje të re të rasteve, vendi njoftoi kufizime.

Mbledhjet publike tani janë të kufizuara në tetë persona dhe shërbimi i pijeve alkoolike është i ndaluar midis orës 22:00 dhe ora 11:00 në gjithë vendin.

Ndërkohë, agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve.

Udhëzime të përgjithshme më të rrepta janë gjithashtu në fuqi në rajone të ndryshme.

Vendi skandinavik deri më tani ka regjistruar 236.355 raste me virusin dhe 6.622 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın