Bilgin S. Şaşmaz
09 Shtator 2018•Përditësim: 10 Shtator 2018
CHICAGO (AA) – Valët në Liqenin Michigan të SHBA-ve kanë shkaktuar vdekjen e një personi në Chicago, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-ve ka paralajmëruar se erërat, shpejtësia e të cilave ka arritur në 60 kilometra në orë, në disa pjesë të Liqenit Michigan formuan valë në lartësi mbi 3 metra.
Valët të cilat janë parë që nga orët e hershme të ditës së shtunë dhe të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës shkaktuan vdekjen e një personi, i cili përderisa ishte duke ecur pranë liqenit ka rënë në ujë.
Sipas dëshmitarëve të rastit, përderisa 26 vjeçari Ramiro Calixto rreth orës 05.40 ishte duke ecur në afërsi të Rrugës North Beach, valët e mëdha bënë që ai të bie në liqen. Ekipet e shpëtimit të Chicagos, të cilat për 20 minuta arritën në vendngjarje me anije dhe helikopterë, e gjetën të riun e pafat rreth orës 07:30 në breg.
I riu u dërgua në spitalin Northwestern por ndërroi jetë.
Rruga për vrapim e cila ndodhet në pjesën e bregut të liqenit në qytet është mbyllur si masë parandaluese. Disa pjesë të rrugës që ndodhen përreth liqenit janë përmbytur nga ujërat për shkak të valëve të mëdha.