Politikë, Bota

Çekia do të dëbojë diplomatë të tjerë rusë

Sllovakia gjithashtu vendosi të dëbojë 3 diplomatë rusë

Mehmet Yılmaz,Aşkın Kıyağan   | 23.04.2021
Çekia do të dëbojë diplomatë të tjerë rusë

Ankara

Çekia njoftoi planet për të dëbuar më shumë diplomatë rusë pas insistimit të Moskës për dëbimin e diplomatëve çekë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Rusisë i kemi dhënë afat deri në mesditë sot për të tërhequr vendimin e saj, por kjo kërkesë nuk u përmbush", tha ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek në një konferencë për media.

Duke vënë në dukje se Çekia aktualisht ka 5 diplomatë në Moskë ndërsa ka 27 diplomatë rusë në Pragë, Kulhanek tha se ata do të urdhërojnë një ulje të numrit të diplomatëve rusë në Pragë duke u përputhur me numrin e diplomatëve çekë në Moskë.

Ai tha se vendimi i tyre do të hyjë në fuqi menjëherë dhe pala ruse duhet të tërheqë shumicën e diplomatëve të saj nga Praga deri në fund të majit.

Ndërkohë, Sllovakia gjithashtu vendosi të dëbojë 3 diplomatë rusë në përgjigje të pohimeve se diplomatët rusë ishin të përfshirë në dy shpërthime të mëdha në vitin 2014 në depot ushtarake në qytetin Vërbetice në Çeki që la të vdekur dy persona.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të hakmerret.

Kriza diplomatike

Të shtunën, kryeministri çek Andrej Babis njoftoi se 18 diplomatë rusë ishin shpallur "persona të padëshiruar" për lidhjet e tyre të pretenduara me shpërthimet e vitit 2014.

Diplomatëve iu kërkua të largoheshin nga vendi brenda 48 orësh.

Rusia protestoi ndaj vendimit, duke e quajtur atë "të pabazuar". Ata rikujtuan se më herët, autoritetet çeke hetuan çështjen dhe zbuluan se faji ishte i kompanive që zotëronin depot.

Pas vendimit të Çekisë për dëbimin e diplomatëve rusë, Rusia njoftoi një ditë më vonë dëbimin e 20 diplomatëve çekë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın