Zuhal Demirci
01 Shkurt 2019•Përditësim: 01 Shkurt 2019
BUKURESHT (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi sot në Bukuresht një takim pune me homologun e tij gjerman Heiko Maas, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe Maas gjenden në kryeqytetin rumun për të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (Gymnich).
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Gjermanisë.