Nazlı Yüzbaşıoğlu
02 mars 2021•Përditësim: 02 mars 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me ministrin e Kulturës së Azerbajxhanit, Anar Karimov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me takimin e zhvilluar në ministri, Çavuşoğlu tha se Turqia do të japë çdo lloj mbështetjeje për restaurimin e trashëgimisë kulturore të Azerbajxhanit që është dëmtuar në Malësinë e Karabakut.
"Ne qëndrojmë pas kauzës së drejtë të (Azerbajxhanit) në platformat ndërkombëtare, veçanërisht në UNESCO", tha Çavuşoğlu.