Behlül Çetinkaya
28 Gusht 2021•Përditësim: 28 Gusht 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu u takua me homologun e tij Hussein në Irak ku ai ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit dhe Partneritetit në Bagdad.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha se "Do të vazhdojmë të mbështesim sigurinë dhe stabilitetin e Irakut".