Şerife Çetin
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar në Doha me emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi zhvillimin e një takimi me emirin e Katarit, Al Thani dhe vuri në dukje se kanë mirëpritur rolin e Katarit në përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në Siri.
"Me Katarin do të bashkëpunojmë edhe në rrugën që çon drejt paqes në Afganistan", tha Çavuşoğlu i cili tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi i fuqishëm do të shërbejë edhe për paqen rajonale.
Kryediplomati turk ndodhet në Katar për mbledhjen e ministrave të Jashtëm në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Katar.