Muhammet Tarhan
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Bratislavë të Sllovakisë u takua me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu u takua me homologun gjerman Maas në Sllovaki, ku ai po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë (GLOBSEC) të Bratislavës. Çavuşoğlu në takimin me homologun gjerman Maas, diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet për "Mesdheun Lindor", "Libinë" dhe "agresivitetin e Armenisë".
Në një postim nga llogaria në Twitter lidhur me bisedën, Çavuşoğlu tha se "Ne nuk lejojmë që Greqia dhe Qiproja greke të marrin peng me qasje maksimaliste marrëdhëniet tona me BE-në".
Gjithashtu ministri Çavuşoğlu është takuar edhe me zv.ministren e Jashtme të Ukrainës, Emine Ceppar.