Nazlı Yüzbaşıoğlu
23 Prill 2021•Përditësim: 23 Prill 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se rajoni i Detit të Zi duhet të mbahet larg nga tensionet, raporton transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, ministri Çavuşoğlu mbajti një konferencë të përbashkët me homologun polak, Zbigniew Rau, dhe homologun rumun, Bogdan Aurescu.
Pasi rikujtoi se mbajtën një fjalim në panelin e zhvilluar dje me rastin e "10-vjetorit të pranimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik Turqi-Rumani", Çavuşoğlu shprehu falënderimet ndaj homologut të tij rumun Aurescu për organizimin e takimit trepalësh dhe mikpritjen e ngrohtë që ka treguar.
"Marrëdhëniet tona përbëjnë shembull për gjithë rajonin", tha Çavuşoğlu, i cili shtoi se dje u prit nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, dhe se atij i ka përcjellë urimet e mira dhe përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Çavuşoğlu tha se takimet trepalëshe Turqi-Poloni-Rumani kanë filluar 9 vite më parë si një iniciativë vizionare dhe se vitin e ardhshëm Turqia do të jetë vendi pritës i takimit të 10-të.
Pasi vuri në dukje se në këto takime krahas vlerësimeve kanë paraqitur edhe projektet e reja, Çavuşoğlu shpjegoi se në takimin e mbajtur sot krahas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s që u mbajt kohët e fundit kanë diskutuar edhe për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në muajin qershor.
"Sot dua të nënvizoj rëndësinë e unitetit dhe solidarizimit. Rajoni i Detit të Zi është shtëpia e jonë e përbashkët, duhet të sigurojmë që ky rajon të mbahet larg tensioneve. Të gjithë jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe përreth saj. Bashkë me këtë, kohët e fundit po marrim lajme shpresuese dhe mendojmë se dialogu dhe diplomacia do të fitojnë", deklaroi Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu njoftoi se ka çështje parësore të tilla si Afganistani, strategjia NATO 2030, Samiti i NATO-s që duhet të diskutohen së bashku.
"Të gjitha këto çështje i diskutojmë dhe do të vazhdojmë të koordinojmë politikat tona", shtoi ai.
Kryediplomati turk fjalën e tij e përfundoi duke theksuar se pret me padurim të presë në Turqi homologët e tij polak dhe rumun në takimin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.