Tuğçenur Yılmaz
17 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun e tij palestinez, Riyad al-Maliki, me të cilin ka biseduar mbi ndodhitë në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe al-Maliki është takuar në Xheda, ku planifikohet mbajtja e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC).
Çavuşoğlu në twitter bëri të ditur se në takimin me kryediplomatin palestinez ka biseduar për rritjen e aktiviteteve jolegjitime të Izraelit në Kuds.
“Gjithmonë do të jemi pranë shtetit palestinez dhe vëllezërve tanë palestinezë”, porositi Çavuşoğlu.