Britania në vitin e ri hyri nën hijen e COVID-19
Kryeministri Johnson, në mesazhin e tij për vitin e ri tha se falë vaksinimit vendi ndodhet në një situatë të mirë kundër sëmundjes sa që nuk mund të krahasohet me vitin e kaluar
Londër
Përderisa Britania e Madhe ka hyrë në vitin e ri nën hijen e COVID-19 është vërejtur se disa persona pavarësisht paralajmërimeve kanë dalë në rrugë për të festuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e fundit të vitit në vend janë shënuar 203 viktima dhe 189.846 raste me COVID-19. Kryeministri Boris Johnson, në mesazhin e tij për vitin e ri tha se falë vaksinimit vendi ndodhet në një situatë të mirë kundër sëmundjes sa që nuk mund të krahasohet me vitin e kaluar.
Nën ndikimin e rasteve me COVID-19 në vend, është anuluar aktiviteti në sheshin "Trafalgar" në Londër.
Për të parandaluar një mbledhje të mundshme, zona përreth sheshit u rrethua me barriera hekuri. Në shesh u morën masa nga punonjësit e sigurisë duke mos lejuar hyrjet në shesh. Është vërejtur se Soho, një nga qendrat argëtuese në Londër ishte më pak e mbushur me njerëz në krahasim me vitet para pandemisë.
Bashkë me këtë shfaqja me fishekzjarre e anuluar më parë u vendos sërish që të kryhej. Shumë persona u mblodhën përgjatë lumit Tamiz duke shikuar shfaqjen e fishekzjarreve. Ndërkohë policia mori masa të rrepta sigurie në rajone të ndryshme të Londrës.
Gjithashtu edhe kambanat në kullën Big Ben që ndodhet në restaurim, ranë për herë të parë pas shumë kohësh me fillimin e vitit të ri.
Johnson, edhe pse përpara vitit të ri në Britani nuk mori vendim për kufizime të reja, baret dhe restorantet në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut u mbyllën. Në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut u mbajtën protesta kudër vendimit.
