Ekip
30 Qershor 2022•Përditësim: 01 Korrik 2022
Britania e Madhe do t'i dërgojë Ukrainës mbështetje ushtarake me vlerë 1 miliard funte (1.21 miliardë dollarë), duke e çuar mbështetjen e saj totale ushtarake dhe ekonomike që nga fillimi i luftës në 3.8 miliardë funte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria britanike tha se ndihma e fundit dedikohet për pajisje, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, mjetet ajrore pa pilot dhe pajisjet e luftës elektronike.
Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje aleatëve gjatë Samitit të NATO-s në Madrid që të "bëjnë përpjekje të mëdha" në mbështetje të Ukrainës.
Britania është kontribuesi i dytë më i madh i mbështetjes ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së. Ajo është një nga nëntë vendet e vetme nga 30 anëtarët e NATO-s që përmbushin objektivin e Aleancës për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen.