Ahmet Gürhan Kartal
06 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Strategjia anti-ekstremizëm e përpiluar nga qeveria britanike po përballet me sfida ligjore në Gjykatën e Lartë në një proces të filluar të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Procesi i inicuar nga kryeredaktori i portalit informativ Islam21c, Salman Butt, pohon se disa pjesë të strategjisë shkelin të drejtat themelore, siç është liria e shprehjes.
"Parandalo", quhet strategjia qeveritare e cila mbështetet në përgjegjësi për të denoncuar secilin aktivitet ekstremist të dyshuar. I njëjti thotë se synon të ndalojë shndërrimin e njerëzve në terroristë ose në përkrahës të terrorizmit.
Në vitin 2015 “Home Office” i Britanisë së Madhe etiketoi Salman Buttin “një ekstremist të padhunshëm”.