Fatih Erel
03 Maj 2022•Përditësim: 04 Maj 2022
Klubi Blackburn Rovers në Britani hapi stadiumin e tij për muslimanët për faljen e namazit të Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video që klubi anglez i futbollit postoi nga llogaria në median sociale, paraqiten pamje të faljes së namazit të Bajramit nga më shumë se një mijë muslimanë në fushën e gjelbër në stadiumin "Ewood Park" me një kapacitet prej rreth 32 shikuesve i cili ndodhet në qytetin Blackburn.
Në një deklaratë nga klubi thuhet: "Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë në Blackburn Rovers. Këtë mëngjes Rovers, u bë klubi i parë i futbollit në vend në fushën e të cilit falet namazi i Bajramit".