Muhammet Nazım Taşcı
29 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Në Brazil, gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur 1.156 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 26.754, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit janë regjistruar 26.417 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 438.238.
Të dhënat e faqes së internetit ”Worldometer”, në të cilën janë të qasshme të dhënat e situatës epidemiologjike në të gjitha vendet, tregojnë se Brazili është epiqendra e infektimit në Amrikën Latine. Ai njëherësh është vendi i dytë, pas SHBA-së, me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi.