Ahmet Salih Alacacı
27 Janar 2019•Përditësim: 27 Janar 2019
SAO PAULO (AA) - Të paktën 40 persona humbën jetën pas shembjes së një dige të minierave në jugperëndim të Brazilit që ndodhi të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Brigada zjarrfikëse e Minas Gerais tha se u gjetën 40 trupa të pajetë ndërsa janë në kërkim të 200 deri në 300 të zhdukurve.
Operacionet e shpëtimit janë në rrjedhë por autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Diga u shemb derisa minatorët po drekonin dhe ekipet e shpëtimit ende nuk mund të arrijnë tek viktimat.
Ende nuk dihet arsyeja për shembjen e digës.
Kompania minerare Vale SA tha se banorët e disa vendeve janë evakuuar dhe se operacionet e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka njoftuar largimin e tre ministrave në zonën në të cilën diga është shembur.
Në shembjen e digës së minierave në Mariana, që ndodhi në vitin 2015, humbën jetën 19 persona ndërsa qindra të tjerë duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre.