Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë ndaj një shkolle dhe një tregu në zonën Maret en-Numan në qytetin Idlib, në veriperëndim të Sirisë, sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 18 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ömer Ulvan, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile është shprehur për gazetarin e AA-së se avionët luftarakë të Rusisë kanë bombarduar një shkollë dhe një treg në në jug të Idlibit.
Duke vënë në dukje se avionët rusë kanë kryer 12 sulme ajrore, Ulvan ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 18 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur 21 të tjerë.
Ekipet e mbrojtjes civile janë duke vazhduar punimet për nxjerrjen e personave nga rrënojat, ka theksuar ndër të tjera Ulvan.