Halit Süleyman
02 nëntor 2016•Përditësim: 02 nëntor 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Halep në veri të Sirisë humbën jetën 5 persona dhe janë plagosur 11 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes civile në Halep, Ebu Mustafa në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarakë të Rusisë dhe regjimit kanë bombarduar vendbanimet në fshatrat Urum el-Kubra, Han Asel dhe Kefr Naha në rajonin Etarib.
Ai theksoi se në sulmin ajror në Urum el-Kubra me Etarib humbën jetën 5 civilë ndërsa 11 të tjerë janë plagosur. Mustafa shtoi se në vendet që kanë qenë në objektivin e bombave ka shkatërrime të mëdha.
Pjesa lindore e qendrës së Halepit që prej 4 shtatorit ndodhet nën rrethimin e regjimit. Opozitarët të premten e kaluar nga pjesa perëndimore e Halepit dhe brenda rrethimit nisën operacion për thyerjen e rrethimit.