Beyza Binnur Dönmez
15 Qershor 2020•Përditësim: 15 Qershor 2020
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka bërë të ditur se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të forcuar lidhjet dypalëshe midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Këtë mëngjes fola me presidentin rus, Vladimir Putin. Ne u pajtuam të thellojmë më tej bashkëpunimin midis dy vendeve tona, përfshirë në luftën kundër COVID-19", shkroi në twitter Bolsonaro.
Bolsonaro shtoi se Brazili dhe Rusia po ashtu u pajtuan mbi rezultatet që ata duan të arrijnë në samitin e ardhshëm BRICS, i cili është planifikuar të mbahet në Shën Petersburg nga 21 korriku deri më 23 korrik.
Samiti është një konferencë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare ku do të marrin pjesë udhëheqësit e pesë vendeve anëtare, respektivisht Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur në mbarë botën, pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.
Epiqendra e koronavirusit në Amerikën Latine është Brazili, me rreth 870 mijë raste, duke u renditur vendi i dytë më i prekur në botë pas SHBA-ve.
Përderisa të gjithë kombet e Amerikës së Jugut së bashku kanë regjistruar mbi 43.300 vdekje, Rusia ka regjistruar mbi 7 mijë vdekje.