Hakan Çopur
07 Qershor 2022•Përditësim: 07 Qershor 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një takim në Washington me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, diskutoi çështjet dypalëshe dhe ato rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në takim janë vlerësuar gjerësisht shumë tema kryesore mes SHBA-së dhe Katarit nga ekonomia deri tek mbrojtja.
Po ashtu në tryezën e bisedimeve Blinken-Al-Thani janë përfshirë edhe reflektimet e luftës Rusi-Ukrainë në rajon, zhvillimet e fundit në rajonin e Gjirit dhe çështje të tjera rajonale.