Bota

Bisedë telefonike Erdoğan-Biden, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Türkiye-s, Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Biden vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe ato lidhur me Samitin e NATO-s

Merve Yıldızalp  | 28.06.2022 - Përdıtësım : 28.06.2022
Bisedë telefonike Erdoğan-Biden, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

Ankara

Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe ato lidhur me Samitin e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria për Komunikime të Presidencës Turke thuhet se Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden në të cilën diskutuan për çështjet rajonale dhe marrëdhëniet Türkiye-SHBA.

Erdoğan dhe Biden bënë gjithashtu edhe vlerësime për agjendën e samitit përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet në Madrid.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın