Berk Özkan
22 Prill 2020•Përditësim: 22 Prill 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillon bisedë telefonike me homologun iranian Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Rouhani diskutuan bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë COVID-19, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.