İhvan Radoykov
22 maj 2017•Përditësim: 23 maj 2017
SOFJE (AA) - Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka deklaruar se është regjistruar rënie e rëndësishme në rrjedhën e refugjatëve nga Turqia për në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).
Mladen Marinov, sekretar i përgjithshëm i ministrisë, ka thënë se që nga viti i ri e deri më tani janë kapur vetëm 362 persona në tentativë për të hyrë në Bullgari.
"Gjendja në kufi duket shumë e qetë. Mund të thuhet se ka rënie për 70 përqind në numrin e hyrjeve ilegale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar", ka thënë Marinov për Radion Nacionale të Bullgarisë (BNR).