Zehra Ulucak
22 maj 2017•Përditësim: 22 maj 2017
SEUL (AA) - Koreja e Veriut ka deklaruar se ka kryer "me sukses" provën me raketë balistike me gamë të veprimit të mesëm të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA ka theksuar se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka miratuar dhe ka marrë pjesë personalisht në lançimin e raketës Pukguksong-2.
Lançimi i djeshëm raketor nga Koreja e Veriut ka shkaktuar reagime. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut e ka cilësuar aktin si "të pakujdesshëm dhe të papërgjegjshëm", teksa Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson e ka vlerësuar atë si "dëshpërues" dhe "shqetësues".