Bota

Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

Pas rritjes së sulmeve të armatosura dhe vrasjeve, Biden shpalosi politikën e administratës në luftën kundër dhunës së armatosur

Dildar Baykan  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Washington

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi politikat e tij të reja për të parandaluar dhe luftuar krimet me armë në vend dhe për të garantuar sigurinë publike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas rritjes së sulmeve të armatosura dhe vrasjeve kohët e fundit në vend, Biden në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi politikën e administratës në luftën kundër dhunës së armatosur.

Duke vënë theksin se aktualisht kanë bërë shumë investime për rritjen e fondeve ndaj policive lokale, punonjësve socialë, avokatëve dhe se do të vazhdojnë këto politika, Biden i bëri thirrje Kongresit të transferojë fondet e miratuara departamenteve të policisë.

Biden i ripërsëriti Kongresit thirrjen e tij për të miratuar projektligjin për ndalimin e armëve gjysmë automatike. "Nuk e humbas asnjëherë shpresën", tha ai.

Presidenti amerikan theksoi se në kuadër të politikave të reja do të punojnë për të ri-integruar në shoqëri ata të cilët janë dënuar më parë. "Ne dëshirojmë që njerëzit të mbajnë në dorë profesion, jo armë", shtoi Biden.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın