Halil İbrahim Başer,Kenan Irtak
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i nisur në orën 15:40, sipas kohës lokale në rezidencën presidenciale Mabeyn ka vazhduar i mbyllur për median.
Ndërkohë më parë Biden u takua në zyrën kryeministrore në Dolmabahçe të Stambollit edhe me Kryeministri e Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ku pas bisedimeve mbajtën një konferencë për mediat.