Bota

Biden takohet me patrikun e Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos

Patriku Bartholomeos tha se me presidentin Biden kanë zhvilluar një takim jashtëzakonisht pozitiv

Dildar Baykan Atalay  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Biden takohet me patrikun e Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Patrikun e Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos dhe delegacionin që e shoqëronte atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Patriku Bartholomeos, pas takimit me dyer të mbyllura dha deklarata për mediat për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku vuri theksin se me presidentin Biden kanë zhvilluar një takim jashtëzakonisht pozitiv.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se me Papa Françeskun, Kryepeshkopatën Angleze, me liderë fetarë muslimanë dhe hebrenj kemi filluar një iniciativë për të siguruar vaksinimin e gjithsecilit në të gjithë botën. Edhe presidenti Biden e priti me kënaqësi të madhe këtë iniciativë", deklaroi Bartholomeos.

Patriku Bartholomeos, takimet e tij në SHBA i filloi dje me drekën që organizoi për nder të ambasadorit të Turqisë në Washington, Hasan Murat Mercan ndërsa më pas ai u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın