Bota

Biden premton 100 milionë dollarë financim të SHBA-së në samitin ASEAN

Duke folur në një samit virtual SHBA-ASEAN, presidenti Biden i quajti "jetike" marrëdhëniet midis SHBA-së dhe vendeve anëtare të ASEAN-it, si dhe tha se partneriteti është thelbësor për të mbajtur rajonin Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur

Servet Günerigök  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Biden premton 100 milionë dollarë financim të SHBA-së në samitin ASEAN Foto: AA/Arkiv

Washington

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se SHBA do të investojë 100 milionë dollarë përmes një programi për të avancuar bashkëpunimin me vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një samit virtual SHBA-ASEAN, presidenti Biden i quajti "jetike" marrëdhëniet midis SHBA-së dhe vendeve anëtare të ASEAN-it, si dhe tha se partneriteti është thelbësor për të mbajtur rajonin Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Biden tha se do të thellojë bashkëpunimin, do të ndjekë rrugë të reja të dialogut ministror, si dhe do të investojë "në vendet tona" dhe do të nxisë "prosperitet gjithëpërfshirës në këtë rajon kritik".

"Në fakt, ne synojmë të nisim një program dhe iniciativa të reja për të përmirësuar bashkëpunimin tonë në një gamë çështjesh që arrijnë në më shumë se 100 milionë dollarë", tha Biden.

Ai theksoi se ASEAN është një "arkitekturë qendrore rajonale e Indo-Paqësorit" dhe se SHBA është e përkushtuar ndaj ASEAN-it.

"Është një shtyllë kryesore për ruajtjen e elasticitetit, prosperitetit dhe sigurisë së rajonit tonë të përbashkët", shtoi Biden.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të paralajmërojë mbi 102 milionë dollarë iniciativa të reja për të zgjeruar partneritetin SHBA-ASEAN. Shpenzimet ndër të tjera do të mbulojnë shëndetin, ndryshimet klimatike dhe ekonominë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın