Bota

Biden i premton popullit amerikan: Jeta do të kthehet në normalitet

"Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do të kthehet në normalitet", tha Biden

Betül Yürük  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Biden i premton popullit amerikan: Jeta do të kthehet në normalitet

New York

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden i premtoi popullit amerikan se do ta mposhtin koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se jeta do të kthehet në normalitet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para "Ditës së Falënderimeve" Biden i dha mesazh uniteti popullit amerikan duke thënë: "Ne jemi në luftë me virusin jo me njëri tjetrin".

"Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do të kthehet në normalitet", tha Biden.

Për shkak të rasteve që janë rritur në shifra rekord, Biden ka paralajmëruar popullin amerikan që të mos udhëtojë gjatë periudhës së pushimeve që fillon me "Ditën e Falënderimeve" dhe me afrimin e krishtlindjeve dhe vitit të ri.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın