Dildar Baykan Atalay
16 Shkurt 2022•Përditësim: 16 Shkurt 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në tensionin Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dhe Macron sot zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me krizën e Ukrainës.
Në bisedën e tyre Biden dhe Macron vlerësuan bisedimet e kryera kohët e fundit me partnerët rusë dhe ukrainas dhe përsëritën thirrjet për diplomaci në çështjen e Ukrainës.
Biden dhe Macron biseduan hapat diplomatikë dhe parandalues që kanë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me vendet partnere dhe aleate kundër grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë ata diskutuan për forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe hapat e ashpra ekonomike që do të ndërmerren nëse Rusia pushton Ukrainën.