Ekip
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
BERLIN (AA) - Autroitetet e qytetit të Berlinit kanë njoftuar se katër të burgosur janë arratisur nga burgu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Drejtësisë së qytetit njoftoi të enjten se katër burra janë arratisur nga servisi i makinave, që ndodhet në kompleksin e burgut Ploetzensee. Nuk përmenden detaje shtesë rreth asaj se si ka ndodhur arratisja, pasi hetimet janë në vijim.
Ministria nuk ka zbuluar identitetin e katër burrave të arratisur dhe as arsyen se pse ishin burg.